Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar edhe me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, njofton Insajderi.
Ahmeti e ka pritur shefin e ekzekutivit shqiptar në objektin komunal.
Ashtu si në takimet e tjera, mediat u lejuan të marrin vetëm pamje.
Gjatë qëndrimit dyditorë në Kosovë, kryeministrit shqiptar i ka mbetur për t’u takuar edhe me liderin e AKR-së, Behgjet Pacolli.
Ndërsa, rreth orës 14.00 do të mbajë konferencë për medie./Insajderi.com