Rama nesër në Bruksel

Rama nesër në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të zhvillojë disa takime në Bruksel që nga dita e nesërme, më 1 mars, njofton Insajderi.

I pari i Qeverisë shqiptare i shoqëruar edhe nga ministria e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, fillimisht do të takohen me Josep Borrel, ministër i BE-së për Punët e Jashtme.

Në agjendë parashikohet edhe një takim me Ursula Von der Leyen – presidente e Komisionit Europian.

Ecuria e progresit të Shqipërisë për integrimin në BE, sikurse ecuria e përdorimit të fondeve të BE për rindërtim pas tërmetit janë dy prej çështjeve në diskutim.

Kjo vizitë e kryeministrit ne Bruksel vjen pas disa qëndrimeve kritike nga Rama në adresë të BE për mënyrën e padrejtë të shpërndarjes së vaksinës anti covid nga BE dhe lënien në harresë të Ballkanit Perëndimor. /Insajderi.com