Rama: Nga nesër pritet shtrëngimi i masave

Rama: Nga nesër pritet shtrëngimi i masave

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se nga dita e nesërme pritet të ketë masa të tjera shtrënguese për pandeminë COVID-19, njofton Insajderi.

Rama bëri të ditur se Komiteti i Ekspertëve do të mblidhet nesër dhe do të marrë këto masa të cilat i paralajmëroi ai.

“Do të ketë një shtrëngim të masave. Komiteti i Ekspertëve do të mblidhet nesër do të diskutojnë. E kemi diskutuar. Por ata thonë se nëse respektohen masat kanë efekt”, tha Rama.

Më tej për sa i përket një mbyllje tjetër të vendit, kreu i qeverisë shqiptare tha se kjo nuk është zgjidhje.

“Pse u mbyllëm atëherë dhe nuk mbyllemi sot se ka zgjedhje, unë nuk e di si mund të ketë lidhje. Çështja e numrit të infektimeve është trajtuar që në ditën 1. Është thënë që nuk mund të shmanget infektimi. Masat janë për të mbajtur nën kontroll. Infektimet do të vijojnë deri kur të mbarojë vaksinimi”, u shpreh ai. /Insajderi.com