Rama obligon OJQ-në që të regjistrohet si biznes

Rama obligon OJQ-në që të regjistrohet si biznes

Vendimi skandaloz i Edi Ramës për 44 mediat online që të regjistrohen si biznese në Shqipëri, edhe nëse ato media veprojnë në Kosovë, shkon përtej skandalit.

Kjo pasi që me këtë vendim, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, obligon OJQ-në reporteri.al që të regjistrohet si biznes.

” AKEP në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi informon të gjitha subjektet e regjistruara si portale online se duhet të publikojnë brenda 72 orësh niptin përkatës në seksionin Kontakt të faqes  së tyre online,” thuhet në njoftim.

“AKEP iu bën thirrje gjithashtu, të gjithë personave që kane lidhje me portalet e mëposhtme, që të pajisen me nipt në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe brenda 72 orësh te deklarojnë niptin përkatës në seksionin Kontakt të faqes së tyre online,” vijon më tej njoftimi.

Kristina Voko, drejtoreshë e BIRN Albania, tha se njoftimi për shtyp i AKEP tregon moskuptimin flagrant të ligjeve të vendit si dhe një kontroll të drejtpërdrejtë nga qeveria të një institucioni që me ligj është i pavarur nga qeveria.

“Siç duket, fushata anti-shpifje e kryeministrit ka filluar me një institucion shtetëror që publikon të dhëna të pavërteta, pa procedurën e duhur të kontrollit të fakteve dhe pa komunikuar me palët e prekura,” tha Voko.

Vendimi i Ramës, nuk është i bazuar në asnjë ligj të Shqipërisë.

Kurse,  Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare (AKEP), publikoi një listë me 44 faqe interneti me një afat kërcënues 72 orësh “për të publikuar numrin e tyre fiskal”, ose në të kundërt do të mbyllen.

Ky vendim është duke ngjallur reagime të shumta si në Shqipëri po ashtu edhe në Kosovë.

Vendimi po cilësohet si një tendencë e kryeministrit Edi Rama, që të vë nën kontroll gjithçka që ai dëshiron të lexojnë shqiptarët në Shqipëri.