Rama opozitës: Nuk i duheni as dreqit

Rama opozitës: Nuk i duheni as dreqit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rma, i është përgjigjur liderit opozitar, Lulzim Bashës i cili deklaroi se “Qeveria e ka humbur kontrollin mbi pandeminë”.

Kjo deklaratë e Bashës ka sjellë reagimin e hershëm në mëngjesë të kryeministrit shqiptar, njofton Insajderi.

Rama theksoi se kjo opozitë “nuk i duhet as dreqit, lërë më popullit shqiptar”, duke kritikuar “mos-gatishmërinë” e opozitës për të bashkëpunuar me ekzekutivin për menaxhimin e pandemisë.

“Një opozitë që as në një sëmundje që bie një herë në shekull nuk gjen dot forcë të bëhet bashkë me shumicën nuk i duhet as dreqit e jo më popullit shqiptar!”, shkruan Rama me anë të një statusi në Twitter. /Insajderi.com