Pas rritjes së numrit të të infektuarve në Shqipëri, Rama ka reaguar edhe një herë. Ai paralajmëron karantinimin nëse nuk zbatohen rregullat.
Përmes një video mesazhi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka paralajmëruar se nuk do të lejohen kurrfarë grumbullimesh të njerëzve, qoftë edhe ato politike, njofton Isnajderi.
Në video mesazhin e tij, Rama “ka thënë se policia e shtetit do të jetë e pa kompromis ndaj çdo kujt që thyen rregullat e përcaktuara për menaxhimin e pandemisë”.
Ai i ka siguruar qytetarët se liria e lëvizjes dhe bizneset e tyre nuk do të kufizohen, nëse ata i respektojnë rregullat e duhura. /Insajderi.com