Rama pas protestës në Shkodër: Terroristët e Boko Haramit i përdorin fëmijët si kamikazë

Rama pas protestës në Shkodër: Terroristët e Boko Haramit i përdorin fëmijët si kamikazë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj protestës së dhunshme të zhvilluar mesditën e kësaj të shtune në Shkodër.

Rama përmes një postimi në Twitter dhunën ndaj selisë së PS-së në këtë qytet e ka cilësuar si një akt terrorizmi.

Fajet ia ka vënë opozitës në Shqipëri, derisa metodën e tyre e ka krahasuar me atë të grupit famëkeq terrorist Boko Haram.

“Terroristët e Boko Haramit i përdorin fëmijët si kamikazë, nuk janë të parët në radhën e abuzuesve të minorenëve! Historia njeh disa raste kriminale me fëmijët, por që të shfaqej në Shqipëri si streha e fundit e maskarallëkut të politikës opozitare kjo është tejet e dhimbshme!”, shkruan Rama.