Kryemnistri Rama në ditën e dytë të vizitës zyrtare ka takuar kreun e LDK-së, Isa Mustafën.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Kosovë është takuar edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën.
Mustafa e ka pritur Ramën në shtëpinë e tij. Për këtë Rama ka shkruar në Facebook.
“NË PRISHTINË – Me kryetarin e LDK, Isa Mustafa, i nderuar nga mikpritja në shtëpi ku mu dha rasti të njoh edhe familjen e tij të bukur”, ka thënë Rama.
Rama po viziton Kosovën pas aktakuzave të ngritura nga Gjykata Speciale për Thaçin dhe Veselin. /Insajderi.com/