Rama pas vdekjes së Finos: Sot aktivitetet tona elektorale ndalen në nderim të vëllait tonë

Rama pas vdekjes së Finos: Sot aktivitetet tona elektorale ndalen në nderim të vëllait tonë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas vdekjes së deputetit të Partisë Socialiste, Bashkim Fino, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka ngushëlluar familjen Fino dhe ka noftuar se aktivitetet elektorale të ditës së sotme do të ndalen në nderim të Finos.

“E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë. Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur” është shprehur Rama.

Deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino, ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçare, si pasojë e infektimit me Coronavirus.

Fino prej disa ditësh ishte prekur nga COVID-19, ndërsa prej disa ditësh gjendja e tij ishte përkeqësuar. /Insajderi.com