Rama për Kurtin: Më çoi mesazh për të kërkuar vaksina për mësuesit

Rama për Kurtin: Më çoi mesazh për të kërkuar vaksina për mësuesit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se pjesa e premtuar Kosovës për vaksina për mjekët do të shkojë për mësuesit, transmeton Insajderi.

Ai ka thënë se homologu i tij nga Kosova, Albin Kurti, i ka dërguar mesazh për t’i kërkuar që ta ndihmojë për vaksinimin e mësuesve.

“Po i thashë patjetër do i japim ato që mundemi për mësuesit e Kosovës”, është shprehur Rama nga Rrogozhina ku ka takuar disa fermerë.

“Po si bëhen këto duke fjetur gjumë, jo ne shikojmë horizontin e sezonit turistik, që do sjelli lekë dhe ne tani të kthehemi prapa, që të mos vijnë as vaksina, që janë njerëz që se kanë idenë ç’domethënë të qeverisësh të rrish pa gjumë, që s’dinë të bëjnë miqësi dhe partneritete”, ka shtuar ai./Insajderi.com