Rama për negociatat me opozitën: Do bëjmë çmos që të marrim një vendim pozitiv

Rama për negociatat me opozitën: Do bëjmë çmos që të marrim një vendim pozitiv

Në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Poznan, të Polonisë ishte i pranishëm edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Duke folur për mediet Rama tha se shpreson që Këshilli të marrë një vendim pozitiv në tetor, për çeljen e negociatave me BE.

“Po, jam takuar, kemi biseduar. Në fokus ka qenë domosdoshmëria e një vendimi pozitiv të Këshillit në tetor. Është e qartë që vendimi i tetorit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë varet nga subjektiviteti teknik i shteteve anëtare dhe jo objektiviteti teknik i arritjeve tona.

Sidoqoftë, ne do vijojmë përpjekjet tona dhe deri në sekondën e fundit do të bëjmë çmos që, duke u bazuar tek një koalicion shtetesh, të mund të marrim një vendim pozitiv”,-është shprehur Rama.