Rama për reciprocitetin e targave: Kosova ngre problemin me të drejtë

Rama për reciprocitetin e targave: Kosova ngre problemin me të drejtë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se Kosova e ngre problemin me plot të drejtë lidhur me vendosjen e reciprocitetit për targat me Serbinsë, përcjell Insajderi.com.

Përmes një postimi në Twitter, Rama u shpreh se për këtë çështje duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunoj dhe Bashkimi Evropian të ndërmjetësoj.
“Kosova e ngre problemin me plot të drejtë.Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%).Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë”, shkroi Rama.

Ndryshe, të hënën, Qeveria e Kosovës filloi së zbatuari reciprocitetin me targat e Serbisë, duke bërë kështu që çdo veturë që hyn në Kosovë, t’i vendos tabelat e përkohshme.

Në shenjë pakënaqësie për këtë, disa qytetarë serb në komunat veriore të Kosovës, kanë bllokuar rrugën duke mos lejuar kështu të kalojë rrugën asnjë veturë.

Lidhur me këtë, Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në pikën kufitare në Jarinjë për ta zbatuar reciprocitetin me Serbinë për targat.

Ndaj këtyre zhvillimeve ka pasur diskutime të hënën edhe në Kuvendin e Kosovës, ku sipas opozitës “kryeministri Kurti po bën show”./Insajderi.com