
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përkujtuar heroin kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, në 552 vjetorin e vdekjes, njofton Insajderi.
Me anë të një videoje të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, Rama paraqet pamje të kompleksit memorial në Lezhë.
“Në këtë ditë përkujtimore të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, ju uroj një të diel të bukur“.
Memoriali i Skënderbeut është vendi ku me 2 Mars 1444 u mbajt “Besëlidhja e Lezhës” dhe ku më 17 Janar 1468 u varros heroi kombëtar. /Insajderi.com