Rama: Plagosja në Kavajë s’ka asnjë motiv politik, autori militant i PD-së

Rama: Plagosja në Kavajë s’ka asnjë motiv politik, autori militant i PD-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për ngjarjen e djeshme ku një person është plagosur në zyrën elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë, transmeton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama, thotë se kjo ngjarje nuk ka asnjë motiv politik.

Siç shprehet ai, autori është militant i PD-së, ndërkaq kërkoi nga Lulzim Basha që të ndahet prej Ilir Metës dhe Sali Berishës.

“Është krejt e qartë që ngjarja e Kavajës s’ka asnjë motiv politik! Autori s’ka asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD! PD s’ka faj për ngjarjen po për politizimin skandaloz! Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman”, ka shkruar Rama. /Insajderi.com