Rama: Politikanët shqiptarë duhet të vaksinohen të fundit

Rama: Politikanët shqiptarë duhet të vaksinohen të fundit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thotë se “politikanët duhet të vaksinohen të fundit”, transmeton Insajderi.

Kështu u shpreh ai këtë të martë duke shtuar se në Shqipëri nuk ka asnjë skemë për vaksinimin e politikanëve.

Madje sipas tij nuk ka edhe në vende të tjera në Europë diçka të tillë, por nëse publikohet ndonjë skemë, qeveria do ta mendojë, raporton ‘tvklan’.

“Kur në vende të tjera të dalë ndonjë skemë për vaksinimin e politikanëve do ta konsiderojmë, por unë mendoj që politikanët në Shqipëri duhet të vaksinohen të fundit fare”, shtoi Rama. /Insajderi.com