Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar një foto të dy ish-presidentëve të Kosovës Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi, njofton Insajderi.
Kësaj fotografie, i pari i Qeverisë së Shqipërisë i ka vendosur mbishkrimin: “Liria ka emër! Shqipëri-Kosovë”.
Kampanja “Liria ka emër”, ka filluar pas ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit.
Kësaj kampanje i janë bashkuar edhe liderë tjerë politikë nga gjithë trojet shqiptare./Insajderi.com