Kryeministri i Shqip" />

Rama poston gabimisht foto me buzë të lyera, studentët ironizojnë me të

Rama poston gabimisht foto me buzë të lyera, studentët ironizojnë me të

Në foto, Rama shfaqet me syza dhe buzë të lyera me ngjyrë të kuqe. Me gjasë kryeministri ka qenë duke provuar efektet që mund t’u japësh fotove në Instagram dhe pa dashje e ka publikuar atë. Por ka ndërhyrë sërish duke e fshirë foton nga profili i tij.

Nuk dihet cili ka qenë qëllimi i kësaj fotografie të Ramës por mund të mendohet se ndoshta kryeministri po teston një look të ri.

Ky postim i Ramës është komentuar edhe nga lëvizja ‘Për Universitetin’, të cilët kanë ironizuar me të.

“Viktima e radhës e dështimit të shëndetësisë falas. Ka rrjedhur plaku”.

Studentët protestojnë prej 8 ditësh, pasi kërkojnë ulje të tarifave të studimit. Kërkesa me 8 pika nuk është pranuar ende nga qeveria.