Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pranuar urime nga gjiganti italian i futbollit Juventus, për mandatin e tretë të fituar në zgjedhjet e mbajtura më 25 prill, njofton Insajderi.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ka marrë dhuratë një fanellë me numrin tre nga klubi Italian.
“Ju interistat silluni mirë se jeni kampionë tani, merrni shembull nga unë, kini respekt për të mundurit”, ka shkruar Rama.
Kryeministri shqiptar njihet si tifoz i madh i “Bianconereve”./Insajderi.com