Rama: Projekti në Badoc u anulua për shkak të protestave të ambientalistëve

Rama: Projekti në Badoc u anulua për shkak të protestave të ambientalistëve

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka folur për projektin që menaxhohej nga kompania e tij për ndërtimin e vilave në afërsi të liqenit të Badocit, ku tha se projekti ishte në përputhje me standardet më të larta globale për ndikimin në ambient, shkruan Insajderi.

Ai tha se projekti  i anuluar nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në vitin 2020, në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës ishte si pasojë e protestave të ambientalistëve.

“Projekti është anuluar për shkak të protestave, jo se nuk ishte në rregull. Ai është totalisht ligjor, edhe nëse tash e shikon është në bazë të ligjit, unë si arkitekt e shikoj aspektin ligjor, prandaj më ftojnë që të bëjë projekte”, ka thënë Rama në ‘Rubikon’ të KK-së.

Sipas tij, projekti nuk kishte absolutisht ndikim në ambient, dhe ideja ka qenë që  të sjellin standardin “Briem four” ./Insajderi.com