Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një fotografi bashkë me presidentin e Turqisë, Recep Taip Erdogan.
Rama po qëndron në një vizitë dy ditore në shtetin turk, njofton Insajderi.
“Ankara – Vizitë dyditore për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport”, ka shkruar Rama më parë në Facebook.
Ai është akuzuar në Shqipëri se ka krijuar “një lidhje të afërt” me presidentin turk Erdogan.
Presidenti turk viteve të fundit nuk ka pasur raporte stabile me aleatë perëndimorë të Shqipërisë; Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. /Insajderi.com