Rama publikon pamje nga darka e Brukselit

Rama publikon pamje nga darka e Brukselit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një album me fotografi nga pritja e kryediplomatit të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, si dhe takimet me liderët e Ballkanit Perëndimor, njofton Insajderi.

Ministri i Jashtëm i BE-së ka organizuar një darkë për gjashtë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që të rinovojë traditën e bisedimeve të rregullta “mbi rajonin me rajonin” dhe për të diskutuar hapur situatën dhe sfidat e këtij rajoni.

Borrell ka informuar se do të presë gjatë ditës së sotme, gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor.

“Sot do t’i mirëpres gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor. Kjo është tradita që të diskutohet për regjionin me regjionin”, ka thënë Borrell.

“Kjo është një mbledhje formale, ku mund të diskutojmë formalisht lidhur me tema strategjike dhe sfiduese për Evropën dhe regjionin e Ballkanit”.

“Ne konsiderojmë se vendet e Ballkanit Perëndimor janë një nga prioritet më të larta të Bashkimit Evropian”, ka shtuar ai.

Në takim merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq, presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe kryesuesi i radhës i presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Millorad Dodik. /Insajderi.com