Rama pyet Berishën dhe Metën pse e votuan raportin e Dick Marty-it

Rama pyet Berishën dhe Metën pse e votuan raportin e Dick Marty-it

Në lidhje me zhvillimet e fundit, ku Prokuroria Speciale ka nisur procesin e gjykimit ndaj figurave kryesore të UÇK-së, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar rreth këtyre zhvillimeve dhe nj pjese të fajit i’a ka lënë edhe politikanëve shqiptarë, njofton Insajderi.

Rama përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, ka akuzuar ish kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën, si dhe presidentin aktual të Shqipërisë, Ilir Metën.

Ai ka kërkuar sqarim ndaj Berishësh dhe Metës, se “pse e kanë votuar raportin e Dick Marty-it në Këshillin e Evropës”.

Tutje Rama ka ironizuar me Metën dhe Berishën, duke u thënë se “këtë veprim mbase e kanë bërë për ta mbrojtur Kosovën nga Hashimi”.

Baza e aktakuzave ndaj Thaçi në Gjykatën e Hagës, është një raport i Dick Marty-it i publikuar në vitin 2009, ku Thaçi akuzohet për trafikim të organeve gjatë kohës se luftës dhe për krime tjera kundër civilëve të etnive të ndryshme./Insajderi.com