Rama reagon pas dorëheqjes së Cakajt, tregon emrin e ministrit të ri

Rama reagon pas dorëheqjes së Cakajt, tregon emrin e ministrit të ri

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas dorëheqjes së kryediplomatit shqiptar, Gent Cakaj, nga detyra, njofton Insajderi.

Me anë të një shkrimi në Twitter, Rama ka shkruar se me Cakajn kanë pasur punë të madhe e me përkushtim.

Kryeministri i Shqipërisë ka bërë të ditur edhe emrin e ministrit të ri.

“Pas një periudhe intensive pune në kryesimin e OSBE si edhe punës së madhe me përkushtim e profesionalizëm të Gent Cakajt si ministër në detyrë, ky është momenti për t’ia kaluar bashkarisht stafetën Olta Xhaçkës që të kryejë detyrën e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme”, ka thënë ai

”Dua ta falenderoj me mirënjohje Gentin jo vetëm për dinjitetin në kryerjen e detyrës së derisotme, po edhe për gatishmërinë e plotë për të vijuar përpjekjen e përbashkët, duke u rikthyer në kabinetin e kryeministrit. Ndërkohë Niko Peleshi do të drejtojë ministrinë e mbrojtjes”, ka shkruar tutje Rama. /Insajderi.com