Rama shpjegon arsyen pse mbathë atlete në takime zyrtare

Rama shpjegon arsyen pse mbathë atlete në takime zyrtare

Me kostum, kravatë dhe atlete kryeministri shqiptar , Edi Rama, mori pjesë në ceremoninë e javës së kaluar, në betimit e Ilir Metës si presidentit i ri i Republikës së Shqipërisë.

Atletet e Ramës janë përfolur shumë së fundmi, pasi që betimi i Metës nuk ishte i fundit se kur kryeministri e kishte bërë këtë kombinim. Ai kishte veshur atlete dhe kostum edhe në tri takime të tjera të rëndësishme zyrtare.

Në emisionin e ditës së shtunë, “Tek unë”, Rama u pyet për kombinimin e tij  të veshjes sportive me atë serioze.

Kryeministri ka thënë se për dukjen e tij është kujdesur tash e një kohë të gjatë, prej ”kur veshjet ishin më konvencionale” saqë tani nuk i bën përshtypje dukja e jashtme.

”Nuk më bën përshtypje kjo gjë, kështu që secili ka drejt të vishet si të dojë.”

Kryeministri përpos tjerash ishte shprehur i lumtur që ka ardhur dita kur njerëzit mund të vishen si të ndjehen, duke i bërë thirrje kohërave të mëhershme, kur njerëzit “riedukoheshin” për veshjen e tyre.

“Ne kemi jetuar atë kohë, dhe mua këto lloj eksesesh më kujtojnë gjithmonë atë kohë, dhe më duket sikur ka njerëz, që vazhdojnë të jetojnë në atë kohë, dhe harrojnë që është një kohë tjetër”, tha Rama në emision./Insajderi.com