
Drejtuesi i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jashari, ka falënderuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama, për gatishmërinë që të ofrojë vaksina për vaksinimin e mësuesve.
Edi Rama, ka deklaruar se kryeministri, Albin Kurti, i ka kërkuar vaksina Shqipërisë për mësuesit.
Këtë lajm e konsideron jozyrtar, Jashari – por shprehi mirënjohje ndaj Shqipërisë.
“Këtë lajm nuk e kemi ende zyrtar mirëpo na gëzon fakti dhe pasi që një rast ishte me mantel-bardhët kosovarë. E përgëzojmë kryeministrin dhe shtetin shqiptar për gatishmëri, besoj që Ministria e Shëndetësisë do të jetë në bashkëpunim me ne”, deklaroi ai për Periskopin.
Kosova ka siguruar vetëm 24 mijë vaksina nga programi COVAX.
Ndërsa, gjatë kësaj kohe po raportohen numër i madh infeksionesh me COVID-19. /Insajderi.com