
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vijuar turin e tij të takimeve në Lezhë.
Rama ka kërkuar nga qytetarët që ta ruajnë distancën sociale për shkak të rrezikut nga Coronavirusi.
I pari i ekzekutivit komentoi edhe infektimin me COVID-19 të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa tha se ai vet kishte ruajtur distancën me të.
“Distancë në ambientet e jashtme dhe maskat në ambientet e brendshme dhe jeni në rregull. Edhe Lali Erin në distancë e kam mbajtur, ishalla po e kalon lehtë ai dhe s’ma ka lënë mua stafetën”, tha Rama duke qeshur. /Insajderi.com/
Ditë më parë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj rezultoi me Coronavirus. /Insajderi.com/