Një milion vaksina janë dhënë deri më tash në Shqipëri, përcjell shqip.
Kështu, ka njoftuar kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Premtoi se “nuk do të ndalen derisa të vaksinohen të gjithë”.
“Ia kemi dalë të kryejmë mbi 1 MILION vaksinime dhe nuk do të ndalemi derisa qytetari i fundit të vaksinohet”, ka shkruar Rama në Facebook.
Shqipëria përpos vaksinave Pfizer e AstraZenaca, ka në përdorim edhe vaksinën ruse e atë kineze. /Insajderi.com