Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se shumë shpejt do të nis vaksinimi masiv në Shqipëri, njofton Insajderi.
Kreu i Qeverisë shqiptare kështu u shpreh në një konferencë për shtyp, fokus i së cilës ishte ekonomia.
Rama tha se do të arrihet që Shqipëria të ketë një kontratë për marrjen e një sasie të madhe dozash vaksine.
“Unë jam me mish dhe me shpirt i angazhuar së bashku me miqtë e mi. Edhe ne presim të hyjmë në fazën finale të vaksinimit, faza që e zmbraps përfundimisht këtë virus”, ka thënë ai, raporton ‘tvklan’.
“Me Pfizer siguruam kontratën jashtë radhe, në një kohë që shumë vende të rajonit nuk e kanë, ashtu do arrijmë brenda javës së dytë të marsit të vaksinojmë të gjitha bluzat e bardha dhe shumë shpejt nis vaksinimi masiv, është çështje kohe. Kohë e shkurtër, jo e gjatë. Jemi shumë afër, Më vjen keq që s’po e them fjalën e fundit, por me zor po pres”, u shpreh Rama.
Rama tha se vaksinimi është arma e vetme për të shkëputur zinxhirin e infektimeve dhe se shumë shpejt Shqipëria do të jetë një vend pa COVID-19. /Insajderi.com