Rama solidarizohet me Thacin

Rama solidarizohet me Thacin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama edhe njëherë nuk e ka kursyer mbështetjen e tij ndaj vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e ne veçanti ndaj ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, njofton Insajderi.

Ai në profilin e tij në Facebook, ka postuar një foto të ish presidentit Thaçi, të cilën e ka shoqëruar me sloganin tashmë të njohur, ‘Liria ka emër’.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, që nga muaji qershor, kohë kur ishte ftuar për herë të parë Thaçi në intervistë nga Dhomat e Specializuara, një fokus të veçantë të angazhimeve të tij i’a ka kushtuar procesit të gjykatës speciale, duke ofruar mbështetje zyrtare të Shqipërisë ndaj vlerave të UÇK-së./Insajderi.com