Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të takohet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, të hënën.
Presidenca franceze ka njoftuar se takimi do të fillojë nga ora 13:20, përcjell Insajderi.
Rama dhe Macron për herë të fundit ishin takuar në vitin 2018.
Nuk dihet se cili është motivi i këtij takimi në Elysee.
Shqipëria është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. /Insajderi.com