Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka filluar takimet në Kosovë, njofton Insajderi.
Takimin e parë, sipas agjendës, e ka zhvilluar me kryetarin e Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.
Pas takimit në selinë e Nismës, Rama e Limaj do të drekojnë bashkë në një restorant në Prishtinë.
Pas drekës me Limajn, Rama ka takim me kryetaren e Parlamentit, Vjosa Osmani./Insajderi.com