Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Hashim Thaçi e ka mbështetjen e gjithë Shqipërisë.
Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën ndaj dy figurave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit e Kadri Veselit.
“Hashim Thaçi ka gjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën dhe për drejtësinë e pacenueshme të Luftës Çlirimtare! Procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj”, ka shkruar Rama në Twitter.
Gjashtë muaj më parë Dhomat e Specializuara kishin publikuar propozim-aktakuzë ndaj Thaçit e Veselit. /Insajderi.com