Rama thotë se do të lejohet operimi i lokaleve edhe brenda shkaku i motit të ftohtë

Rama thotë se do të lejohet operimi i lokaleve edhe brenda shkaku i motit të ftohtë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se lokaleve do t’u mundësohet të operojnë edhe brenda gjatë stinës së vjeshtës si pasojë e motit të ftohtë, njofton Insajderi.

Këto deklarime Rama i bëri në një takim me bizneset në Vlorë, ndërsa ka shtuar se Ministria e Shëndetësisë do të dalë së shpejti me njoftim për lirimin e këtyre masave.

“Sot do të dalë njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë për hapjen brenda të lokaleve, se është problem tani që fillon koha më e ftohtë, por duke respektuar masat”, tha Rama. /Insajderi.com