Rama udhëton drejt SHBA-së për ta siguruar vaksinën kundër Coronavirusit

Rama udhëton drejt SHBA-së për ta siguruar vaksinën kundër Coronavirusit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se është nisur rrugës për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të siguruar vaksinën kundër COVID-19, shkruan Insajderi.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Rama është shprehur se kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës është qëllimi i vizitës së tij në SHBA.

“Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri!”.

“Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara ”, ka shkruar kryeministri shqiptar./Insajderi.com