Rama uron Kurban Bajramin me pamje nga Xhamia e Pazarit në Gjirokastër

Rama uron Kurban Bajramin me pamje nga Xhamia e Pazarit në Gjirokastër

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për të uruar festën e Kurban Bajramit.

Ai ka publikuar disa fotografi nga punimet e Xhamisë së Pazarit në Gjirokastër.

“Me këto pamje të punës së bukur për nxjerrjen në dritë të Xhamisë së Pazarit në Gjirokastër, Gëzuar Kurban Bajramin”, shkruan Rama.