Rama: Vaksina kundër Coronavirusit do të jetë falas dhe jo e detyrueshme

Rama: Vaksina kundër Coronavirusit do të jetë falas dhe jo e detyrueshme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, derisa ka folur për buxhetin e vitit 2021, ka njoftuar se një pjesë e tij do të financojë vaksinën kundër përhapjes së COVID-19, për të cilën tha se do të jetë falas për të gjithë qytetarët, njofton Insajderi.

Përveç për sigurimin e vaksinës, Rama tha se në buxhetin e vitit të ardhshëm janë parashikuar rritje të rrogave për mjekët, infermierët, investime në infrastructure e shëndetësi.

“Kemi një front sfidues më armikun e padukshëm që duhet të financojmë për të garantuar vaksinimin për të gjithë qytetarët falas, padyshim jo me detyrim. Për çdo qytetar që do të dojë të vaksinohet ajo do të jetë falas”.

“Dhe do të vazhdojmë të kthejmë në shtëpi njerëzit e prekur nga tërmeti. Shtëpitë do të jenë më të mira më të bukura dhe më të forta nga ato që ata kanë pasur përpara tërmetit të 26 nëntorit. Mbani parasysh dhe shkollat e kopshtet që do të ndërtohen, janë të një niveli krejtësisht tjetër”, u shpreh Rama para gazetarëve./Insajderi.com