Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti serb, Aleksander Vuçiq dhe kreu i qeverisë maqedonase, Zoran Zaev do të takohen më 28 dhe 29 korrik në Shkup, në një takim të radhës në kuadër të iniciativës së “Minishengenit”.
“Gjatë qëndrimit të tij në Shkup, Vuçiq do të marrë pjesë me Kryeministrat Zaev dhe Rama në Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal të organizuar nga Dhomat e Tregtisë të Serbisë, Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë”, njoftoi shërbimi për shtyp i presidentit serb, raporton Kosovo Online..
Kosova nuk është duke marrë pjesë në iniciativën e “Mini Shengenit”.
Zbatimi i Mini Shengenit Ballkanik është konsideruar i dobishëm nga kryeministri shqiptar Rama, pasi sipas tij nuk do të ketë më dogana për njerëzit dhe se bizneset e kapitalet do të përfitojnë financiarisht. /Insajderi.com