Rama, Vuçiq e Zaev diskutojnë sot për “mini- Schengenin”

Në këtë takim virtual nuk është njoftuar se do të marrë pjesë ndonjë lider tjetër nga Ballkani

Rama, Vuçiq e Zaev diskutojnë sot për “mini- Schengenin”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bashkë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të diskutojnë sot, rreth orës 15:00, për bashkëpunimin e shteteve të Ballkanit Perëndimore, apo siç njihet tashmë “mini- Schengenin ballkanik”, njofton Insajderi.

Biseda do të zhvillohet me anë të një video-konference ku të tre liderët do të flasin për të ardhmen e këtij bashkëpunimi të mundshëm ballkanik.

Takimi tre palësh zhvillohet si video-konferencë për shkak të gjendjes që vazhdon të mbretërojë me pandeminë COVID-19.

Në këtë takim virtual nuk është njoftuar se do të marrë pjesë ndonjë lider tjetër nga Ballkani./Insajderi.com