Vdekja e një fëmije 3-vjeçar dhe lëndimi i rëndë i nënës së saj dhe motrën 10-vjeçare pasi shembjes së murit të një shtëpie të vjetër në Zonën Historike të Prizrenit, për Komunën e Prizrenit, është një tragjedi për të cilën nuk ndjehen fajtor.
Sipas Ymer Berishës, zëdhënësit të Komunës së Prizrenit, vdekja e shkaktuar nga shembja e shtëpisë, nuk ka ndodhur si pasojë e papërgjegjësisë ose mungesës së reagimit të Komunës.
“Në emër të kryetarit të Komunës, Ramadan Muja, ngushëllojmë familjen dhe ndjejmë keqardhje për tragjedinë e tyre. Në këtë rast nuk mund të veprojmë sipas tekeve të secilës organizatë”, ka thënë Berisha, për Insajderin, duke iu referuar kërkesës për dorëheqje të kryetarit nga organizata “Ec ma ndryshe në Prizren”.
Shembja e shtëpisë në Prizren: Vdes fëmija 3 vjeçar, nëna dhe tjetri fëmijë në gjendje të rëndë
Kjo organizatë ka kërkuar dorëheqjen edhe të ministrit të Kulturës, Kujtim Shala dhe atij të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani.
Sipas Berishës, organizatat sikur “Ec ma ndryshe” nuk duhet të bëjnë deklarata që ai ka quajtur “jo serioze” kur bëhet fjalë për tragjedi të tilla.
Kërkohet dorëheqja e Ramadan Mujës pas vdekjes së fëmijës në Prizren
Insajderi e ka pyetur Berishën nëse Komuna e Prizrenit ka qenë e njoftuar me rastin e shtëpisë për të cilën “Ec ma ndryshe” thotë se ka kërkuar intervenim urgjent në shtëpitë në rrugën “Marlin Barleti”, por sipas Berishës, për këtë çështje duhet të pyetet Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren që funksionon në kuadër të Ministrisë së Kulturës.
“Deri më tani është kërkuar që këto shtëpi të ruhen, të konservohen. Problemi është se për këtë çështje i ka duart e lidhura, sepse është çështje e Qendrës për trashëgimi. Ata e hartojnë listën bashkë me Ministrinë”, ka thënë Ymeri për Insajderin.
Sipas Berishës, Komuna e Prizrenit do të krijojë një komision, i cili do të analizojë shkaqet që kanë sjellë deri në shembjen e shtëpisë.
Sipas Policisë së Kosovës, shembja ka ndodhur si pasojë e reshjeve të fundit të shiut.