Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë P" />

Ramadani i zemëruar: Qytetarët nuk e kaluan provimin duke mos respektuar udhëzimet tona

Numri i rasteve me Covid-19 është rritur gjatë javës së kaluar, duke mobilizuar institucionet kompetente.

Ramadani i zemëruar: Qytetarët nuk e kaluan provimin duke mos respektuar udhëzimet tona

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani është shprehur shumë i zemëruar me përhapjen e virusit Covid-19 ditëve të fundit.

Të dielën në Kosovë u regjistruan 49 raste nga IKSHPK-së duke e vazhduar ritmin e dy ditëve të fundit me rreth apo mbi 50 raste të infektuar me Covid-19 brenda ditës.

Ramadani ka thënë se qytetarët nuk e kaluan provimin duke mos i zbatuar udhëzimet e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Siç e dini në këto dy javë të lehtësimit të masave qytetarët nuk e kanë dhënë provimin, nuk ju kanë përmbajtur rekomandimeve në pjesën më të madhe të tyre dhe për këtë kemi pasur rritje të numrit të rasteve javën e kaluar dhe sipas prognozës së IKSHPK-së do të kemi rritje të numrit të rasteve këtë javë”, tha Ramadani.

Qeveria e Kosovës ka miratuar manualin e propozuara nga Ministria e Shëndetësisë në të cilin janë udhëzimet e nevojshme që të parandalohet shpërndarja e virusit Covid-19. /Insajderi/