Ramadani: Situata me Coronavirus drejt përmirësimit, shkollat mund të hapen për klasët e para deri në të pesta

Ramadani: Situata me Coronavirus drejt përmirësimit, shkollat mund të hapen për klasët e para deri në të pesta

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK), Naser Ramadani, ka raportuar në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me situatën me Coronavirus në Kosovë.

Siç thotë Ramadani kjo situatë po shkon drejt një përmirësimi të lehtë dhe në bazë të gjendjes epidemiologjike viti I ri shkollor mund të fillojë në shkolla që nga shtatori nga klasa e parë deri në të pestën.

Ai tha se viti i ri shkollor 2020/21 ka tri versione që mund të hapen shkollat për nxënësit, por sipas tij problematike do jetë zbatimi i rekomandimeve të dhëna nga IKSHP.

Senario më real në bazë aktuale të situatës epidemiologjike është se mundet eventualisht të shqyrtohet mundësia dhe të rekomandohet hapja e parashkollorëve dhe çerdheve të cilat tashmë i kemi lënë në duart e komunave dhe komunat po hezitojnë ta shohin pak vetë se është shumë vështirë me marr vendime dhe shumë vështirë është me vlerësua gjendjen dhe të shihet mundësia e hapjes të klasave të para deri në klasën e katërt eventualisht të pestën si hapje fizike pjesëmarrjes në shkolla. Është bërë një protokol për zbatimin e këtyre masave të rekomanduara që nënkuptojnë bazamentin e mbajtjes së distancës, maskave dhe higjienës personale…Problemet kryesore të hapjes ose jo të shkollave kanë me qenë sa janë shkollat e gatshme me i mbikëqyrë këto rekomandime me i zbatu këto rekomandime që mos me ardhur deri tek shpërthimet epidemike në shkolla të veçanta”, tha ai.

Sipas Ramadanit burimi i infeksionit është tek qytetarët që nuk po i respektojnë masat dhe se rreth 70 për qind e burimeve janë familjare.

Ramadani tha se ka një rënie të lehtë të infektuarëve por kjo nuk nënkupton se duhet nga qytetarët të neglizhohen masat e dhëna.

“Mendojmë që situata po shkon kah përmirësimi, është një sinjal i lehtë i rënies..është i lehtë por jo për vetëkënaqësi për neve si Institut është I lehtë të vazhdojmë por jo qytetarët që të lëshojnë masat sepse virusi është këtu”, theksoi Ramadani. /Insajderi.com