Ramadani tregon ku u infektuan me koronavirus dy personat në veri

Ramadani tregon ku u infektuan me koronavirus dy personat në veri

Drejtori i SHSKUK-së, Naser Ramadani, përmes një video-konference për media ka thënë se janë dy raste të shënuara në veriun e Mitrovicës.

Ai tutje ka thënë se të njëjtit, person kontakti kanë pasur një person të infektuar në Serbi.

“Veriu i Kosovës është është pjesë integrale e Kosovës, me të cilën ne kemi kontaktuar dhe janë dy raste jo tre, dhe të njëjtit kanë pasur kontakt me një person pozitiv në Serbi. Këto raste janë kontaktuar nga IKSHPK dhe po mbahen në kontroll”, ka thënë ai, raporton KOHA.

Ai tutje për rastin në Graçanicë ka thënë se për të njëjtin kanë mësuar nga mediat. /Insajderi.com