Ministri i deritanishëm i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, i ka dorëzuar sot detyrën ministres së re të kësaj Ministrie, Arbërie Nagavcit, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media nga kjo ministri, Likaj ia ka uruar detyrën ministres Nagavci dhe i uroi sukses në punën në këtë sektor.
“Gjatë takimit, ministri Likaj e informoi ministren Nagavci për punën që është bërë gjatë periudhës sa ka qenë në krye të MASh, me theks të veçantë organizimin e mësimit në kushte të pandemisë, por edhe për proceset që janë duke u zhvilluar”, thuhet në njoftim.
“Ministrja Nagavci e falënderoi ministrin Likaj për punën që ka bërë në këtë ministri dhe theksoi se do të vazhdojë me përkushtim punën në institucionin më të lartë të arsimit në vend”. /Insajderi.com