Ramës i vihet trari para kryeministrisë (Fotot)

Ramës i vihet trari para kryeministrisë (Fotot)

Qindra njerëz dolën në protestë kundër tarifës në rrugën e Kombit, taksave të larta dhe dhënies së Shqipërisë me koncesion.

Në duar ata mbanin pankarta ku shkruhej: Kryeministri Rama, mbas rrugës Durrës-Kukës ka vendosur të japë me koncesion edhe akset e tjera rrugore. Ky nuk është fillimi por vazhdimi i një serie koncesionesh të cilat i vendosin pasuritë, shërbimet dhe pronat publike në funksion të kompanive private duke u garantuar atyre edhe fitimin.

Kur qytetarët me të drejtë reagojnë, si në Kalimash, duke refuzuar këtë politikë ata përballen me gjuhën e arrogancës dhe dhunën policore.

“Boll me arrogancë, dhunë dhe koncesione!”, thuhej ndër të tjera.

Sipas tyre Shqipëria nuk i përket një grushti të pangopurish, por të gjithë qytetarëve shqiptarë.

“Se zgjidhja nuk është dhuna, arrestmet dhe arroganca por dialogu, transparenca dhe qeverisja me qytetarët duke i pyetur e përfillur mendimet dhe hallet e tyre.

Nuk ka rëndësi nëse je i majtë, i djathtë apo pa bindje politike.

Nuk ka rëndësi nëse je nga Kukësi apo nga Saranda, nga Dibra apo nga Korça. TË GJITHË PAGUAJMË NJËSOJ! E nëse nuk bashkohemi, do të paguajmë edhe më shumë.

Nëse nuk reagojmë, Atdheun që na e lanë trashëgim të parët tanë, nuk do jua lëmë dot trashëgim fëmijëve por një grushti politikanësh e biznesmenësh pranë tyre.

KUSHDOQOFSH, bashkohu të shtunën në orën 12:00.

Jo për Partitë, jo për Kryetarët por për veten tënde, për familjen tënde, për Shqipërinë tonë!/Gazeta Express

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/ja-ku-e-ke-taksen-e-rruges-se-kombit-rames-i-vihet-trau-para-kryeministrise-521264/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright