
Artan Murati, nga KDI, që bën monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës, dhe të deputetëve të saj, ka treguar se cilët janë deputetët që bëjnë më së shumti mungesa në seanca.
Dokumentarin e plotë mund ta shikoni duke klikuar këtu
Murati për InDoks, ka thënë se Ramiz Kelmendi, Gani Dreshaj, Mitrovic nga Lista Serbe. Faton Topalli dhe Teuta Rugova, janë pesë deputetët të cilët kanë munguar më së shumti në seancat e vitit të kaluar.
Dokumentarin e plotë mund ta shikoni duke klikuar këtu
“Po tash me folë për konceptim e dembelisë, ka shumë elemente dhe duhet me u marrë secilin element dhe me ju folë, pikësëpari për punën e mungesave vetëm gjatë vitit 2018. Në këtë vit, deputetët kanë munguar rreth 1700 herë. Dmth janë 1700 mungesa të deputetëve vetëm në seanca plenare. Kursem në kosmision janë mbi 1200 mungesa të cilat i kanë realizuar deputetët. Nëse mirret mesatarisht, vjen secili deputet ka munguar rreth 15 herë në Kuvendin e Kosovës. Ka kampionë të mungesave. Ka deputetë të cilët kanë një ose dy mungesa komplet gjatë punës së tyre. Sa i përket mungesave në seanca, më së shumti mungesa, dmth gjatë vitit 2018, është Ramiz Kelmendi me 43 mungesa gjithsejt, i ndjekur nga deputeti Gani Dreshaj, Mitrovic, nga Lista Serbe. Faton Topalli, Teuta Rugova. Këta janë pesë deputetët që kanë shënuar numrin më të madh të mungesave gjatë seancës plenare, gjatë vitit 2018”, ka thënë Murati.
Dokumentarin e plotë mund ta shikoni duke klikuar këtu