Ramiz Kelmendi rreshtohet kah Isa Mustafa, kërkon që zgjedhjet e LDK-së të mbahen para 3 gushtit

Ramiz Kelmendi rreshtohet kah Isa Mustafa, kërkon që zgjedhjet e LDK-së të mbahen para 3 gushtit

Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi ka kërkuar që zgjedhjet e brendshme të kësaj partie, të mbahen para datës së caktuar.

Ai përmes Facebook ka thënë se 3 gushti ishte datë e mirë por duke parë gjendjen aktuale politike, kërkon që  zgjedhjet për kryetar të LDK-së të afrohen me qëllim që të vazhdojnë përgjegjësitë e reja.

“Në rastin e parë të rizgjedhjes së Kryetarit aktual të LDK-së, z. Isa Mustaafa ja fuqizon edhe njëherë mbështetjen për të qenë më afër këtyre proceseve me rëndësi, por edhe në rastin tjetër do i jap mundësi të rikuperoi dhe filloi së punuari me fuqi të plotë, sepse në të gjitha rastet Kosovën dhe në këtë kontest edhe partinë më të madhe dhe më të fuqishme e cila mund ti shtyej proceset e mëdha përpara”, ka shkruar Kelmendi.

Deputeti i LDK-së ka shkruar se politika vendore është e ndarë në dysh, rreth taksës, bisedimeve me Serbinë dhe temave aktuale. Ai ka potencuar se heshtja e Bashkësisë Ndërkombëtare tregon që nevojitet pjekuri politike e LDK-së./Insajderi/