Ramiz Kelmendi thotë se do të tërhiqet nga granti i Qeverisë

“E ndajë mendimin se nuk kemi nevojë për të hyra nga shteti. Unë nuk i marrë as shpenzimet e as rrogën në Qeveri, e po lejoj marrje granti”, ka thënë Ramiz Kelmendi për Insajderin.

Ramiz Kelmendi thotë se do të tërhiqet nga granti i Qeverisë

Zëvendëskryeministri i vendit Ramiz Kelmendi, kompania e të cilit sipas dokumenteve të Ministrisë së Bujqësisë ka fituar një grant prej 150 mijë eurove përmes kompanisë së tij “Elkos”, ka thënë për Insajderin, se ka urdhëruar anulimin e marrjes së këtij granti.

Dy orë pas publikimit të lajmit, Kelmendi ka thënë se do urdhërojë anulimin e këtij granti.

Kelmendi i cili fillimisht tha të mos jetë i informuar se ka biznesi i tij ka marrë një grant të tillë  nga Qeveria e Kosovës, i tha Insajderit se ka urdhëruar drejtoreshën e kompanisë, që është vajza e tij, që të anulojë grantin.

“Do të anulojë cfarëdo aplikimi apo realizimi të granteve që është bërë nga kompania Elkos”, ka thënë Kelmendi.

I pyetur sesi e komenton faktin se kompania e tij që gjeneron miliona euro të hyra aplikon për grante qeveritare, Kelmendi ka thënë se pikërisht kjo është arsyeja perse ai nuk do të pranojë kurrfarë fondi nga Qeveria.

dokumenti

“E ndajë mendimin se nuk kemi nevojë për të hyra nga shteti. Unë nuk i marrë as shpenzimet e as rrogën në Qeveri, e po  lejoj marrje granti”, ka thënë Kelmendi.

Biznesmeni pejan, u emërua zëvëndëskryeministër i Qeverisë së Kosovës, pasi nga PDK-ja kishte kaluar në LDK.

Kishte premtuar revolucion në fushën e bujqësisë.

“Bujqësinë do ta zhvillojë brenda katër muajve. Nuk do të ketë nevojë që të importohet asnjë produkt në Republikën e Kosovës e që mund të kultivohet në Kosovë. Flas nëse mund të prodhohet”, kishte thënë ai.

Tre muaj pasi Kelmendi është emëruar në pozitën e zëvendëskryeministrit, dhe një muaj para se afati i biznesmenit për revolucion kalon, në fakt ka ndodhur një revolucion i biznesit të tij bujqësor.

Fabrika e mishit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, në të cilën u gjetën mbi 6 tonë mish pa afat, ka qindra mijëra euro grant nga buxheti i shtetit.

Me këto para është paraparë të financoi projektin për blerjen e pajisjeve të reja për përpunimin e mishit.

Sipas listës së plotë të shtatë kompanive kosovare që së bashku kanë përfituar mbi 1 milionë euro grante nga Ministria e Bujqësisë dhe Bujqësisë për zhvillim të projekteve të ndryshme që e ka siguruar Gazeta Fjala, shihet se biznesi i zëvendëskryeministrit ka fituar 150 mijë euro grante./Insajderi.com

Lexoni në Insajderi edhe #DosjaGrande

[arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=jMGxdadMk-s&list=PLIKGlbXyvgfjg89cYApXRQ78Ul9rI_sNM”/]