Ramiz Kelmendi tregon se pse u largua nga LDK-ja

Ramiz Kelmendi tregon se pse u largua nga LDK-ja

Ish-deputeti, Ramiz Kelmendi, është i ftuar sonte në emisionin DPT në T7,  ka folur edhe për largimin e tij nga LDK’ja.

“LDK është një parti institucionale që e kanë një rend të emërimeve dhe përzgjedhjes në bazë të asaj se sa keni kontribuar në parti. Unë isha atje shumë shkrut dhe më binte të filloja nga klasa e parë fillore, andaj një profesionisti si unë nuk i takon që të pres edhe shumë për një pozitë meritore. Duke e parë se nuk po gjeja mbështetje vendosa të ndahem miqësisht me LDK’në”, ka thënë Kelmendi.

Tutje ai ka treguar se cilën pozitë ka kërkuar specifikisht.

“Unë kam kërkuar që të miratohem si zëvendës ministër i Ekonomisë, një pozitë më takon. Kështu unë do vazhdojë vizionet e mija që më janë ndërpre kur ka përfunduar qeverisja e Isa Mustafës”