Ramiz Kelmendi: Vjosa Osmani është “anti-amerikane”

Ramiz Kelmendi: Vjosa Osmani është “anti-amerikane”

Biznismeni dhe ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, e ka konsideruar “ant-amerikane”, Ushtruesen e Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani.

Krejt kjo për shkak të pretendimeve që Osmani ia “ka ndërprerë”  kontratën me vlerë shtatë mijë euro për muaj ish-ambasadorit të OSBE-së, William Walker.

Osmani tha të enjten se “kontratën nuk e ka shkëputur, por ka skaduar këtë muaj”.

“Këtë veprim”, Osmani “e ka bërë për t’i treguar partnerit politik që janë në vijën e njëjtë të anti-amerikanizmit”, mendon Kelmendi.

Ai përmes një postimi në Facebook, tha se Vjosa Osmani si U.D e presidentes “e ka obligim” t’i vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“UD Osmani qe sa kohë është emëruar në këtë pozitë mbetet dhe sillet anë e mbanë vendit tonë dhe nuk lëvizë fare në drejtime ndërkombëtare. Ajo e ka obligim të vizitojë SHBA-të si mikun kryesor”, tha ai ndër tjerash. /Insajderi.com