Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, deklaruar se do të kandidojë sërish për të parin e kësaj komune në zgjedhjet që priten të mbahen në shtator të këtij viti, shkruan Insajderi.
Ai ka thënë se nuk ka asnjë dilemë rreth rikandidimit të tij për kryetar të Drenasit.
“Nuk e di kush e ka këtë dyshim. Sigurisht që do të kandidojë sërish për kryetar të Drenasit. Partia Demokratike e Kosovës në nivel qendror në qytetin tonë e ka konfirmuar disa herë që unë do të jem kandidat për kryetar edhe një mandat”, ka thënë Ladrovci në ‘Info Magazine’ të KK-së.
Tutje, i pari i Drenasit ka thënë se është i bindur në fitore.
“Në PDK kemi pasë marrëveshje që do të qeverisim për dy mandate në Komunën e Drenasit, do të jem edhe për një mandat bashkë me qytetarët, natyrisht nëse do të dalim fitimtarë. Pas dy mandatave nuk do të kandidojë më për të parin e Drenasit”, deklaruar Lladrovci./Insajderi.com